Zanafilla e konfliktit Çapja-Çela, "mbretërit" e Elbasanit vranë edhe ish-shefin e qarkullimit
Pëlqej
Artan Hoxha ka treguar këtë mbrëmje se si nisi konflikti mes fiseve Çapja dhe Çela në Elbasan.

I ftuar në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’ Hoxha bëri deklarata të forta ndërsa pohoi se deri në vitin 2015 fisi Çapja ishin ‘mbretërit’ e Elbasanit.

“Histori që flasim ne e ka zanafillën kur kanë hyrë lojërat e fatit në Shqipëri. Sokol Çapja i cili futi një numër të konsiderueshëm makinetash, kompjutera ku luhen lojëra fati, duke qenë se po futej një operator tjetër në treg një italian, i hyri frika sepse ky duke qenë se i kishte të jashtëligjshme dhe kishte shpërndarë shumë makineta në Elbasan. Ndërsa Italiani ia kishte lënë në administrim Rezart Çela. Sokol Çapja donte që të merrte në kontroll makinetet që la italiani pasi ai u largua. Këtu nis dhe përplasja mes Rezart Çelës dhe Sokol Çapjas.

Ky tani që të marrë në kontroll biznesin e lojërave të fatit pajton tre vrasës me pagesë. Njëri nga ata është i identifikuar shumë i rrezikshëm.

Këta persona janë: Gentian Sheme, Gentian Beqiri dhe Armand Hasani. Sheme ka qenë një nga vrasësit me të rrezikshëm në Elbasan. Këta do të vrisnin Rezart Çelën. Me vrasjen e Çelës, Sokol Çapja merr kontrollin e dhe biznesin e lojërave të fatit.

Por Sokol Çapja nuk i pagoi me pas vrasesit. Nga ky moment nis dhe hakmarrja e vrasesve me fisin Çapja. Nga këtë të tre sot dy janë vrarë. Përveçse janë vrarë vetë atyre u janë vrarë dhe vëllezër. Beqiri është vrarë ndërsa ruhej nga policia ishte në arrest shtëpie. Ai kishte dy policë tek dera e shtëpisë. Hynë dy persona në shtëpi dhe vrasin si Gentian Beqirin si baban e tij”

Në vitin 2016 është vrarë dhe vëllai i Gentian Beqirit. Dritan Shemja i ka shpëtuar atentatit në fillim. Dritan Shemen e kanë vrarë në Tiranë.

Nga ky moment kanë dalë në moment fisi Çapja i cili ka filluar rrjetin shoqërorë të personave që ata i shikonin si pengesë.

Mes personave që ata kanë vrarë është ish-shefi i qarkullimit Fadil Mema. Fadili ka qenë kandidat për deputet në vitin 2005.

Fadil Mema ka shkuar tek hoteli i Çapjave dhe ka kërkuar që të bëjë atje një ditëlindje. Mes personave që ai kishte ftuar aty ka qenë dhe Dritan Sheme, pra vrasësi me pagesë. Dhe ata aty e kanë ofenduar në publik.

Me pas Fadil Memës iu bë atentat në Torino dhe shpëtoi. Por ai më në fund është vrarë me 13 mars të viti 2015 që bëri bujë në Itali. Ky atje ishte biznesmen që shpërndarët makina. Atje u tha se ai ishte gazetashitës, por ai ishte biznesmen. Janë Çapjat njerëzit që kanë vrarë disa punonjës policia atje dhe janë ata njerëzit që nuk janë goditur dhe nuk janë paralizuar.

Janë mbretërit e Elbasanit. Është vrarë edhe ish-inspektori i Antidrogës. Gjatë 8 viteve që në pushtet ka qenë maxhoranca e djathtë, grupi që ka mbizotëruar Elbasanin dhe ka krijuar bizneset të ligjshme” tha Hoxha.
Shtuar më 05/10/2017, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori