Z.Ali Ahmeti para përfaqsuesve ndërkombëtar
Pëlqej
Albeu.com
Ali Ahmeti para përfaqsuesve ndërkombëtar në vend “ju betohem se nuk do të falsifikoj zgjedhjet edhe një herë”Faktori ndërkombëtar i dha sinjalin e qartë BDI –së, “ju jeni elementi shkatërrues i zgjedhjeve të fundit”Siç lajmërojnë mediat në vend dhe më gjërë, takimi i kryetarit të BDI –së, Ali Ahmeti me ambasadorët e vendeve më të rëndësishme në Maqedoni, ka kaluar në një atmosferë tejet të ashpër dhe atë të krijuar nga ana e ambasadorëve. Ky tensionim i mardhënjeve të BDI –së me faktorin ndërkombëtarë ka ardhur si pasojë e parregullsive në shumicën absolute të komunave të banuara me shumicë shqiptare. Në këtë takim përfqsuesit ndërkombëtarë i dhanë “shuplakën e rradhës” Ali Ahmetit me çfarë i treguan qartë se BDI –ja me politikën e sajë është faktori kryesor i parregullsive në procesin zgjedhor. Mediat në vend flasin për tone shumë të ashpra gjatë këtij takimi, ku siç mësohet, ambasadorët e vendeve anëtare të Unionit Europian kanë akuzuar drejtpërsëdrejti BDI –në si pengesë që i bëhet vendit për integrim në UE dhe NATO. Burimet gazetareske mësojnë se në këtë takim nga ana e ambasadorëve është thënë se BDI –ja është shqetsimi kryesor i përfaqsuesve ndërkombëtar për shkak të veprimeve jo demokratike që praktikon në politikën e saj. Nga këto burime mësohet se Ahmeti ishte betuar para ndërkombëtarëve se këto gjëra nuk do të përsëriten në të ardhmen dhe ju premtoi atyre se në rethin e dytë do të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike. Me këtë gjë Ahmeti në një mënyrë vërtetoi falsifikimet e rrethit të parë të zgjedhjeve. Por për të gjithë që flasin për këtë takim një gjë mbeti enigmë, sa do ti besojnë përfaqsuesit ndërkombëtarë z.Ali Ahmetit dhe sa do të mbaj Ahmeti fjalën e dhënë, kur e kanë shumë të freskët marrveshjen e nënshkruar me PDSH –në për zgjedhje fer dhe demokratike, kur kanë parasysh edhe premtimet e më hershme si në zgjedhjet presidenciale apo ato parlamentare të 2002. Megjithatë, z.Ahmeti dhe BDI –ja do ta kenë shansin e rrallë që të mësohen të bëjnë zgjedhje. Ata këtë radhë do garojnë me veten e tyre dhe shqetësimi më i madh për të gjithë mbetet se pasi nuk kanë oponencë ata do të përpiqen ta “kapërcejnë vetveten”.
Shtuar më 28/03/2005, ora 08:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori