Zaho befason Ramën, i merr mikrofonin live në mes të intervistës (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda ishin mbrëmë në Butrint për të qenë krah Nicolas Sarcozy-së në shkallët e amfiteatrit të Butrintit, ku u mbajt koncerti live i Carla Bruni-t.

Por këtë herë lideri i vendit kishte zgjedhur të merrte me vete edhe të birin Zaho, siç tregoi edhe në një video në Instagram, të shoqëruar me një ikonë me sytë me zemra.

Pas përfundimit të koncertit, një prej gazetareve iu afrua Edi Ramës për t’i marrë atij një përshtypje mbi koncertin, mirëpo këtu ndodhi ajo që nuk pritej.

E teksa i ati përpiqet të flasë, Zaho ia rrëmben gazetares mikrofonin (videoon e gjeni ne minuten e 21) nga dora duke e ndërprerë kështu intervistën e të atit.
Shtuar më 22/06/2019, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori