Zaganjori, udhëheqës diplome i Topallit
Xhezair Zaganjori, kandidati i mazhorancës për President rezulton të ketë qenë udhëheqësi i kryeparlamentares Jozefina Topalli në temën e doktoraturës. Kryeparlamentarja aktuale,sipas Portalit Albeu, ka pasur si udhëheqës juristin e mirënjohur Zaganjori, në punimin shkencor me temë “studime për të drejtën parlamentare” për doktoraturën në të Drejtën Publike.

Kandidimi i Zaganjorit nga PD ngjall habi për faktin se posti i Presidentit është përfolur si një post që do t’i përkasë kryeparlamentares aktuale Jozefina Topalli. Gjithsesi, shanset për zgjedhjen e kësaj të fundit në krye të shtetit nuk janë ezauruar plotësisht./albeu.com/
Shtuar më 30/05/2012, ora 00:11
Tage: topalli

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori