Zaganjori u zgjodh mes Fullanit e Kasoruhos
Emri i gjyqtarit dhe ish diplomatit Xhezair Zaganjori si kandidat për President, u përzgjodh mes dy kandidaturave të forta, asaj të Guvernatorit Ardian Fullani dhe asaj të përkthyesit të njohur Amik Kasoruho.

Kandidatura e Fullanit, njofton Portali Albeu, u hodh poshtë gjatë negociatave me argumentin se detyra e tij si Guvernator në kushtet aktuale që po kalon ekonomia e vendit, mbetet e domosdoshme ndërsa kandidatura e Kasoruhos u rrëzua për shkak të mospërmbushjes së kriterit të prezencës në Shqipëri.

Një nga faktorët që ndikoi në këtë përzgjedhje, sipas burimeve nga PD-ja, ka qenë fakti se emri i Zaganjorit është artikuluar si kandidat për president konsensual si në vitin 2002 ashtu edhe në vitin 2007. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2012, ora 23:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori