Zaganjori premton të forcojë pushtetin gjyqësor
Kryetari i Gjykatës Xhezair Zaganjori u takua sot me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Cannon OBE, dhe Zv.Ambasadorin Stephen Hickling. Gjatë takimit Kryetari i Gjykatës së Lartë ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin e nisur, së bashku me koleget, duke bërë përpjekjet maksimale në kuadër të forcimit të pushtetin gjyqësor.


Kryetari Zaganjori e ka quajtur privilegj bashkëpunimin me ekspertët britanikë, në mënyrë që të përvetësohet prej tyre praktika më e mirë që duhet ndjekur, mbi administrimin e dosjeve gjyqësore në Gjykatën e Lartë dhe rritjes së cilësisë së vendimeve gjyqësore. Rritja e trasparencës dhe nxitja e një debati pozitiv, sipas Kryetarit të Gjykatës së Lartë, është e nevojshme për ta sjellë gjyqësorin sa më pranë publikut duke rritur besimin përkundrejt tij. Edhe pse Shqipëria ka vetëm 20 vite demokraci, të cilat nuk janë pak, kemi shumë rrugë për të bërë dhe kjo duhet të jetë shtysë për ne, për ta çuar vendin tonë drejt standardeve të shumëkërkuara evropiane.

Ndërsa Cannon ka shprehur konsideratat e tij më të larta për Gjykatën e Lartë të Shqipërisë duke vlerësuar rëndësinë e këtij isntitucioni si dhe detyrën e rëndësishme e anëtarëve të kësaj gjykate. Ai parashtroi përpara Kryetarit të Gjykatës së Lartë tre prioritet bazë të qeverisë britanike kundrejt shtetit shqiptar, ku në fokus është forcimi dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës. Ambasadori Britanik vlerësoi faktin se ka pasur progres në këtë fushë, por në të njëjtën kohë edhe momente ngadalësimi të reformave. Për këtë ne jemi të angazhuar që të ofrojmë asistencën tonë në mënyrë që këtyre reformave ti jepet shtysa e nevojshme për të ecur përpara. Slynn Foundation, është tashmë një vlerë për Shqipërinë, pasi ekspertët britanikë kanë shpenzuar shumë vite në Shqiperi, duke kuptuar sistemin dhe problemtikat, në mënyeë që të gjejnë zgjidhjet më të mira dhe funskionale për Shqipërinë. Sipas tij, disa nga problemet me të cilat përballet sot Gjykata e Lartë, ku ka mbingarkesë çështjesh të regjistruara e dosjesh të mbartura, kanë ndodhur edhe në Gjykatën e Lartë të Britanisë së Madhe. Shkëmbimi dhe ndarja e praktikave për të gjetur zgjidhjen e duhur do të ishte në interesin e organizimit dhe funksionimit normal të gjykatës.

Në fund të takimit Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Ambasadoti Britanik, u angazhuan për ta çuar përpara bashkëpunimin duke parë si mundësi të kësaj edhe një vizitë zyrtare pranë Gjykatës së Lartë në Mbretërinë e Bashkuar.
Shtuar më 08/05/2013, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori