Zaev do të japë dorëheqjen nëse nuk hapen negociatat, po Edi Rama?
Kryeministri Zoran Zaev thotë se nëse Maqedonisë së Veriut nuk i hapen negociatat qeverie bie.

Në një intervistë për tanjug.rs Zaev foli i prerë dhe i bindur se negociatat duhen hapur patjetër duke renditur edhe arritjet e vendit.

“Alternativë për ne nuk ka, ne nuk mund të heqim dorë nga BE-ja sepse BE-ja është ardhmëria jonë. Sipas të gjitha gjasave do të shkatërrohet qeveria në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të vijë dikush tjetër dhe do ta vazhdojë atë rrugë.


Sepse ne pikërisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian kemi ndërruar dhe emrin, kemi arritur Marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë, kemi shënuar përparim në marrëdhëniet me Serbinë, me Shqipërinë, me Kosovën, që janë fqinjët tanë”, deklaroi Zaev, raporton Alsat.

Dje ministrat e BE u mblodhën në Luksenburg ku trajtuan çështjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendimi për hapjen e negociatave do të vendoset në Këshillin Evropian të enjten dhe të premten në Bruksel nga krerët e shteteve të vendeve anëtare në BE.
Shtuar më 16/10/2019, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori