Zaev dhe Mickoski bëhen bashkë: Ska kryeministër shqiptar
Formimi i Qeverisë pas 15 korrikut dhe ideja për kryeministër shqiptarë kan qenë pjesë e debatit në TV24 midis kryetarit të LSDM, Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Zaev i pyetur se a do të pranojë kushtin e BDl së për kryeministër shqiptarë dhe se kush do të jetë kryeministër, theksoi se: Unë do të jem kryeministër i ardhshëm dhe nuk vjen në shprehje BDI me kushtëzimet me kryeministrin shqiptar.

Ai mes tjerash ka thënë se do të kërkojë që VMRODPMNE tia ofrojë 6 deputet për të ofruar Qeverinë, ose ai është i gatshëm që VMRODPMNE së ti jap 13 deputetë për të formuar Qeveri, duke përjashtuar BDl në, por edhe partitë e koalicionit opozitar ASH AA.

Ndërsa edhe Mickoski është shprehur në të njejtën linjë, duke thënë se VMRO DPMNE do të shënojë fitore bindëse dhe se do të mund ti duhen vetëm 1 apo 2 deputetë për të formuar Qeverinë.
Shtuar më 30/06/2020, ora 20:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori