Gjendet pajetë një person në një shtëpi të pabanuar në Durrës, dyshimet e para

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një apartament të pabanuar, në një pallat në durrës.

Personi, ende i paidentifikuar dyshohet të jetë endacak, ndërsa policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Ka nisur puna për zbardhjen  e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:40, në lagjen nr. 13, Durrës, është konstatuar dyshohet i vetëdjegur me lëndë djegëse (benzinë), një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com

 


Shtuar 17.02.2023 12:19