Rrëzohet nga shkallët, humb jetën shqiptari në Greqi

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Një 52-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga shkallët në Aleksandri të Greqisë.

Sipas mediave greke, viktima ka qenë duke kryer punime në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, por turpi i viktimës u gjet sot si pasojë e erës së pakëndshme nga dekompozimi i trupit për shkak të temperaturave të larta.

Sipas ekspertizës mjekoligjore, viktima ka pësuar dëmtime në trup.