Yuri Kim apel krerëve të politikës: Kontrolloni kandidatët për deputetë
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim iu ka bërë thirrje liderëve të politikës për të mos vendosur në listat për deputetë, persona që kanë probleme me ligjin.

Përmes një postimi në Twitter, Kim citon të nominuarin e Biden për Sekretar të Shtetit, Tony Blinken. “Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, Tony Blinken, kandidati i Presidentit Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij të 19 janarit përpara Senatit: “Ne duam të ngremë edhe më lart punën në luftën ndaj korrupsionit”, shkruan Kim.

Më tej, Kim ka rishpërndarë një mesazh të 22 korrikut të kaluar ku shkruhet:“Paralajmërim: Ndërkohë që partitë përgatiten për zgjedhje, udhëheqësit do të jenë përgjegjës për ata që garojnë. Ju lutem kontrolloni kandidatët, mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”.
Shtuar më 22/01/2021, ora 13:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori