Ylli Rakipi: Do vijë dita të kemi avionin "Elisa Spiropali"
Një ndër diktatorët më të këqinj e ka konsideruara gazetari Ylli Rakipi kryeministrin Edi Rama. I ftuar në studion e Provokacijas të Mustafa Nanos, rakipi thekson se regjimi ku po jetojmë tani ka marrë të gjitha pushtetet

“Ne jetojmë në një regjim në këto momente që po flasim. Nuk është një regjim me çizme me spaleta që i ka marrë të gjitha pushtetet. Ka vetëm një njeri që atij i duhen të gjithë pushtetet”.

I pyetur nga Mustafa Nano se çfarë ka uzurpuar Rama, Rakipi përgjigjet se kryeministri rri gjithë ditën më oligarkë, parlamentin e ka mbushur me njerëz qesharakë dhe kriminelë, ndërsa këtu prej 30 vitesh nuk ka shkolla, po vetëm kultivim kanabisi.

“Diktatorë tjerë të rendësishëm I drejtojnë vendet e tyre por nuk i hedhin në humnerë. Por këtu kemi një vend të flakur në humnerë. Këtu për shembull, këtu shikon një njeri që rri gjithë ditën me këta që Lulzim Basha i quan oligarkë. Ka mbushur parlamentin me njerëz me qesharakë në botë. Këtu ka 30 vjet që s’ka shkolla. Ky shkon me atlete tek presidenti Macron. Këtu kultivohet vetëm kanabis.Di gjë t Muçi, a mbillet ndonjë pemë bujqësore këtu? Jo, se është narkoshtet. Lulzim Basha nuk e ka bërë këtë. As Berisha nuk e ka futur krimin në Parlamament”.

Në këndvështrimin e Rakipit Rama torturon edhe të vdekur emrat e mëdhenj si Lasgushi apo Migjeni, që i ngre nëpër avionë fals. Sipas tij nëse vazhdon kështu do të vijë dita që një avion të quhet Elisa Spiropali.

“Ky merr emrat e Migjenit emrat e Lasgushit dhe ata i torturon si të vdekur që janë. I ngre nëpër avionë fals. Meqënëse ka ardhur nga Tuirqia, merr dhe gazetarët dhe i hip tek Lasgushi tek Migjeni.


Po vazhdoni këshu, do kesh emër avioni edhe “Elisa Spriopali”. Nuk qeveriset në asgjë. Duket një diktator qesharak, në fakt është një diktator që e ka çuar këtë vend në greminën më të madhe që ezksiton.

Migjenin dhe Lasgushin i ngriti në ajër, kurse bisedon gjithë ditën me Rrahman Rrajën. E pe ti çfarë ndodhi në autostradë? Përmbyset makina me prokuror brenda dhe vrasës brenda dhe gjenden dosjet. as në filmat e holivudit nuk i bën këto skenare. edhe më i miri prej regjisorëve nuk i bashkon kaq shumë elemente në një film”.
Shtuar më 08/11/2019, ora 22:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori