I bie trungu ndërsa po priste dru, humb jetën 48-vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shkodër. Një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi, ndërsa po priste dru, i ka rënë sipër një trung peme.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, jemi njoftuar se në malin e fshatit Shosh, Shkodër, shtetasin F. Ç. 48 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, duke prerë dru e ka goditur një trung peme dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.