Xhuveli merr ministrine e Mjedisit, Ujrave dhe Peshkimit, Marreveshja nuk eshte zyrtarizuar ende nga PD
Albeu.com
Xhuveli pritet te hyje ne qeveri, por dy deputete i mungojne. Marreveshja qe Berisha ka bere me Xhuvelin eshte qe ky i fundit personalisht te marre ministrine e Mjedisit, por qe kesaj te fundit, ti bashkangjiten edhe politikat e ujrave dhe te peshkimit, qe aktualisht jane pjese e Ministrise se Drejtesise.Madje sipas Berishes nje gje e tille eshte diskutuar edhe ne kryesine e PD dhe aty eshte rene dakord per t'i dhene nje ministri te tille Xhuvelit. Kjo ne fakt kundershtohet nga te gjithe aleatet e te djathtes, duke perjashtuar partine republikane. Burime brenda PD thane per Gazeten se pasi te kete perfunduar gjithcka me aleatet tradicionale te Partise Demokratike, atehere do te vendoset per te diskutuar me ish-aleatin e PS, Lufter Xhuvelin. Ndersa ky i fundit ndjehet shume mire me aleacen e re te krijuar me Berishen, ashtu sikurse i vetekenaqur edhe me propozimin per te marre ministrine e Mjedisit te ciles i bashkangjiten edhe keto dy sektore te tjere, ujrat dhe peshkimi. Kjo do te ngjalle ne te vertete nje debat shume te madh ne mbledhjen e pare te koalicionit te ri te djathte qe pritet te finalizoje edhe qeverine. Nderkaq, Xhuveli ende nuk ka folur duke pritur rradhen e negociatave, por sigurisht, pas marreveshjes se arritur mes PD e PBDNJ-se. Nderkohe qe nuk dihet se sa deputete ka ne fakt Xhuveli pas vetes. Deri tani dy deputete te zgjedhur te tij, ne Lezhe dhe ne Elbasan kane deklaruar se nuk pajtohen me politiken per te qene pjese e qeverisjes se ardhshme te Berishes. g. shqiptare
Shtuar më 29/07/2005, ora 17:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori