Xhufi flet për skandalin me varrezat greke: U mbushën me kocka kafshësh
Historiani Pëllumb Xhufi ka folur sërish në lidhje me varrezat greke në Shqipëri duke thënë se një pjesë e tyre janë mbushur me eshte fëmijësh, pleqsh nga zona si edhe jo në pak raste edhe kafshë.

"Çështja e varrezave që pala greke e ka futur që në vitet 90 në politikë ka avancuar në mënyrë të turpshme për politikën të majtë dhe të djathtë, sepse pa u bërë një marrëveshje siç është e udhës që të bëhet, varrezat në grykën e Kosinës i kam parë unë në 2004 të realizuara pa marrëveshje.

Marrëveshja është bërë në 2006 ose në 2008. Pra në mënyrë ilegale ishte bërë ajo varrezë dhe ndërtimi i tyre u ndoq nga një skandal i turpshëm, sepse ato varreza duheshin mbushur me eshtrat e ushtarëve grekë.

Nuk u mbushën me eshtrat e ushtarëve grekë, por u mbushën me eshtrat e banorëve të zonës të fshatit Kosinë dhe fshatrave përreth dhe plasi një skandal i madh.

Prifti i shiste me para dhe një mjek ligjor zoti Meksi, që e kam njohur prej kohësh nxori që këto janë eshtra fëmijësh dhe pleqsh dhe eshtra kafshës që ishin marrë për ështra ushtarësh"., - tha Xhufi në Ora News duke shtuar se kemi të bëjmë me një skandal të madh.

"Ky njeri i respektuar si ata 5 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese doli në pension që ditën e nesërme. Prokurorja që hapi çështjen në Përmet edhe asaj i ndodhën historia.

Për këto çështje politika heshti. Kurse pala greke ka një qasje shumë realiste. Kur do ta avancojë një çështje kap qeverinë dhe kap edhe opozitën. Kjo e varrezave ka qenë e cuditshme, edhe qeveria edhe opozita heshtën"., - tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2017, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori