Xhuda: Perëndimi dhe Moska mund të bëjnë kompromis rreth një rezolute për
Pëlqej
Albeu.com
Analisti britanik, Tim Xhuda, është i mendimit se Perëndimi dhe Moska mund të bëjnë kompromis për të nxjerrë një rezolutë për Kosovën, e cila do të lejonte largimin e UNMIK ut dhe hyrjen e Bashkimit Evropian, por siç thotë, nuk do të zgjidhte statusin edhe për një kohë.Xhuda tha për BBC-në se aktualisht "gjërat nuk po shkojnë aq mirë rreth statusit", duke thënë se mospajtimet nuk mund të tejkalohen në afat të shkurtër kohor. "Amerikanët kanë dalë kundër rrjedhës duke folur për njohjen e njëanshme të pavarësisë, ndërsa rusët kanë përmendur të drejtën e vetos", tha Xhuda. Ndërkaq duke folur për një kompromis të mundshëm, ai thotë se "një pjesë e madhe e planit të Ahtisarit do të pranohet, Kombet e Bashkuara do të largohen nga Kosova, do të vijë Bashkimi Evropian, por çështja e statusit do të rishikohet pas një ose dy vjetëve". Ky analist britanik, megjithatë mendon se gjatë javëve apo muajve të ardhshëm "ose do të shkohet me një rezolutë të zbukuruar, pra plani i Ahtisaarit minus disa elemente të statusit ose çdo gjë do të zgjidhet deri në shtator". Ndërkaq lidhur me mundësinë për deklarimin e njëanshëm të pavarësisë së Kosovës, analisti Xhuda thotë se amerikanët, britanikët dhe të tjerët nuk dëshirojnë që kjo të ndodhë. Madje, sipas tij, nëse shpallet njëanshëm pavarësia shefi i UNMIK ut, është i detyruar ta anulojë atë, sepse kjo është në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB së. Ai tha se ka shumë probleme edhe me Rusinë e cila dëshiron të përdorë veton kundër rezolutës, sepse e sheh se situata në Kosovë do të ndryshojë.
Shtuar më 14/05/2007, ora 13:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori