Xhironte gomat në bulevard, policia arreston "të fortin" nga Korça
Policia e Korçes njofton se arrestoi shtetasin E.M, 31 vjeç, banues në Korçë, pasi xhironte gomat dhe kryente veprime të pa kontrolluara gjatë drejtimit të mjetit në bulevardin “Republika”, duke rrezikuar qytetarët, si dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, por arrestohet në flagrancë.

Njoftimi i plotë
Më datë 23.08.2019, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.M, 31 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë konstatuar shtetasin e mësipërm, duke xhiruar gomat dhe kryer lëvizje të pakontrolluara në Bulevardin “Republika” dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte.

31 vjeçari, nuk ka ndaluar por është larguar me shpejtësi dhe më pas është kapur nga punonjësit e Policisë.

Ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij, për në ambientet e Komisariatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shtuar më 24/08/2019, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori