Xhiro me makinën plot kokainë, në pranga shqiptari në Itali
Pëlqej
Policia italiane ka vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar pasi në makinën e tij është kapur kokainë. Mësohet se i arrestuari është shtetasi B.O.

Në automjetin e tij është gjetur e fshehur në pjesën anësore të motorrit 1 kg e 200 gramë kokainë.

Ndalimi i tij është bërë në daljen e autostradës Massafra në provincën e Tarantos. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2018, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori