Xhibuti konfirmon njohjen e pavaresise se Kosoves
Albeu.com
Ambasada e Xhibutit në Paris ka njoftuar ambasadën e Kosovës në Paris me vendimin e Qeverisë së Xhibutit për të njohur Kosovën shtet të pavarur. Në letrën e nënshkruar nga ministri i Jashtëm, Mahmud Al Yusuf, mes tjerash ...... thuhet se”Qeveria e Republikës së Xhibutit ka marrë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, transmeton REL.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i ka shkruar sot homologut Yusuf, të cilin e falënderon për njohjen dhe i shpreh gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme në Prishtinë.

Xhibuti është vendi i 68 që e njeh pavarësinë e Kosovës.
Shtuar më 12/05/2010, ora 17:03
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori