Xhezair Shaqiri:Adili i paraprinë incidenteve
Pëlqej
Albeu.com
Xhezair Shaqiri i`u është kundërpërgjigjur akuzave të zëdhënësit të FBKSH-së, Gafur Adili, i cili e ka quajtur Shaqirin spiun të ish-kryeminstrit Vllado Buçkovski dhe qarqeve të Beogradit."Gafurr Adili është i paguar nga PDSH që ti paraprijë incidenteve të reja me deklaratat e tij.Atë do ta quaj vetëm si një komandant interneti, sepse nuk ka marrë pjesë në asnjë nga luftërat e zhvilluara në trojet shqiptare", ka theksuar Xhezair Shaqiri-Hoxha, i cili mohon se ka lidhje me përfaqësuesit e socialdemokratëve maqedonas, Vllado Buçkovski. Zëdhënësi i AKSH-së Gafurr Adili sërish ka akuzuar Xhezair Shaqirin-komandant Hoxha spiun të Vllado Buçkovskit, i cili siç thuhet “financohet nga proserbi Bexhet Pacolli dhe që po synon një gjakderdhje shqiptare në fshatin Tanushë të Karadakut”. /INA/
Shtuar më 13/11/2007, ora 21:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori