Xhepa, fushatë për PD në Dibër: Por duhet të isha në listë
Ish-deputeti i PD-së Selami Xhepa, që aktualisht ka mbetur jashtë listave të kandidatëve të PD-së mori pjesë në mitingun e zhvilluar në Bulqizë, ku ka shprehur rezerva për mospërfshirjen e tij në listën e kandidatëve të këtij qarku.

Sipas gazetës Panorama Xhepa tha dje se ai duhet të ishte në rresht me ta për të garuar në zgjedhjet e 23 qershorit, megjithatë ai u shpreh se në zgjedhjet parlamentar PD do të arrijë të fitojë katër mandate, si në vitin 2009">2009.

“Sot nuk rreshtohem te këta kandidatë për deputetë që janë sot këtu, edhe pse duhet të isha në rresht me ta. I falënderoj të gjithë kandidatët demokratë të qarkut të Dibrës dhe të të gjithë Shqipërisë, dhe u them se në zgjedhjet e këtij viti ata do të nxjerrin në qarkun e Dibrës 4 deputetë, ashtu si në vitin 2009">2009”, deklaroi Xhepa. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2013, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori