Xhemi Shehu shuan zërat, zbulon njëherë e mirë nëse do të jetë më pjesë e "Portokalli"
Prej kohësh në media është përfolur se në sezonin e ri, Xhemi Shehu nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit Portokalli.

Së fundmi, Xhemi ka folur për herë të parë lidhur me këtë çështje.

Gjithçka teksa një ndjekëse në rrjetet sociale e ka pyetur nëse është e vërtetë që nuk do të jetë më pjesë e Portokallisë.

“Po”, është përgjigjur Xhemi, duke konfirmuar kështu largimin nga spektakli të cilin e prezantoi për disa vite.

media u fol se Eneda Tarifa mund të rikthehet në drejtimin e spektaklit, por kjo gjë nuk është konfirmuar ende.
Shtuar më 13/08/2020, ora 12:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori