Xhelil Gjoni: PD u formua nga PPSH, Sali Berisha merrte urdhëra nga ne
Ish-sekretari i Partisë së Punës për Tiranën Xhelil Gjoni vazhdon të provokojë debat me deklaratat e tij.

Në një intervistë për "Panorama", Gjoni thotë se PD-ja është formuar nga PPSH-ja dhe se Sali Berisha, Arben Imami, Gramoz Pashko etj kanë marrë një më një urdhëra nga paria komuniste.

"Arben Imami dhe Gramoz Pashko vinin tek mua dhe iu jepnim urdhëra që ti zbatonin. Ata i zbatonin këto urdhëra një më një. Pak problematik ishte Azem Hajdari, i cili ishte agresiv dhe i pakontrollueshëm", thotë Gjoni.

Sipas tij, Partia Republikane është formuar në ambjentet e Partisë së Punës./albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 19:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori