E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Xhelil Gjoni: Azem Hajdari ishte sigurims i shtetit
Krahu i djathtë i Ramiz Alisë, Xhelil Gjoni është shprehur se Azem Hajdari ka qenë një person i rekrutuar nga sigurimi i shtetit dhe se nuk është vrarë për demokracinë, por për trafik armësh.

Në një intervistë dhënë gazetës Panorama, Gjoni ndër të tjera thotë për Hajdarin se ai u zgjodh nga regjimi i Hoxhës për "shkak se ka qenë një njeri i të nëntëdhjetave".

Azem Hajdari ishte i nëntëdhjetenëntave, në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Ishte familje shumë e mirë, por nga familje të mira dalin edhe devijime. Ai ishte njeriu më pak i besueshëm dhe më i çekuilibruar që mund të takoje. Ishte një njeri që nuk kishte as taban dhe as ideologji. Kot thonë që është vrarë për politikë. Ai është vrarë për trafik armësh”, thotë Gjoni.

Xhelil Gjoni ka thënë ndër të tjera se demokracia në Shqipëri erdhi nga brenda sistemit komunist dhe se ka qenë elita komuniste ajo që në të vërtetë e solli pluralizmin partiak dhe si rrjedhojë edhe demokracinë në vend.

Sipas tij, Azem Hajdari, Sali Berisha dhe Gramoz Pashko e kanë shkatërruar Shqipërinë, duke thënë se ata nuk kanë patur asnjë ideologji./albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori