Xhelal Mziu nuk tundet: S'dal nga zyra
Të zgjedhurit socialist po presin procedurat ligjore për të marrë zyrtarisht detyrën.

Një tjetër betejë parashikohet mes tyre dhe opozitareve, pasi kryebashkiakët e djathtë pritet të mos largohen edhe nëse do duan t’i largojnë forcërisht.

“Unë besoj se nuk varet vetëm nga unë. Besoj se shumica e qytetarëve do të jenë barrikadë e këtij grushti shteti”, tha kryebashkiaku i Kamzës.

Xhelal Mziun e gjetëm jashtë zyrës së tij, jo se është larguar nga detyra, por për punë. Pas 30 qershorit, rotacioni në bashkinë opozitare nuk do jetë i lehtë. Në karrigen e tij siguron se nuk do te ulet socialisti Rakip Suli.

“Nuk mundet që të drejtosh një bashki ku ke marrë vetëm 6% të votave. Do ta lë zyrën kur të bëhen zgjedhje normale. Janë 27 kryetarë bashkish që janë të gatshëm që të mbrojnë Kushtetutën, ligjin”, tha ai

Betimin e 30 qershorit se do mbrojë Kamzën deri në vetëflijim nuk e përsërit më.

Tërheqja nga plani për të pamundësuar zgjedhjet me 30 qershor pa opozitën shmangu përplasjen e madhe thotë Mziu.
Shtuar më 05/07/2019, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori