E FUNDIT/ Zhbllokohet sfida, Monchengladbach-Man City (VIDEO)
"Xhaxhait i hoqën aparaturën e oksigjenit", drejtori i spitalit: Familjarët s’janë të fushës që të kuptojnë
Ditën e djeshme një qytetar akuzoi se xhaxhait të tij në spitalin COVID në Shkodër i kishin hequr aparatin e oksigjenit, duke rrezikuar sipas tij jetën e të afërmit.

Ditën e sotme drejtori i Spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se është e kuptueshme që familjarët nuk i kuptojnë dot procedurat.

“Pretendimi i familjarëve dua ta hedh poshtë me mirësjellje. Familjarët nuk janë të fushës që ta kuptojnë. Këtu të gjithë shtretërit kanë oksigjen të instaluar.

Jo çdo aparaturë është ajo që lidhet me oksigjenimin që janë të lëvizshme. Ato lëvizin nga një pacient në tjetrin, por nuk do të thotë që hiqet aparatura”, deklaroi mjeku. /albeu.com/


Shtuar më 18/02/2021, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori