Xhaxhai i Aleks Nikës: Prova të reja, shpresë për zgjidhjen e çështjes
Sot në përvjetorin e 6 të “21 janarit” u zhvilluan në heshtje homazhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për 4 viktimat.

Të shoqëruar nga kryeministri Rama, ministra e deputetë familjarët e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt vendosën lule në pllakat e bronxta pikërisht që shenjojnë vendet ku afërmit e tyre humbën jetën 6 vite më parë.

Familjarët e Aleks Nikës dhe Ziver Veizit u shprehen se sytë i kanë nga reforma në drejtësi, dhe kërkojnë jo vetëm dënimin e vrasësve por edhe të atyre që I liruan vrasësit, shkruan Report Tv.

Për rastin e Aleks Nikës, i vetmi i mbetur pa autor, xhaxhai Mark Nika thotë se kanë dalë në pah prova të reja.

Ndërkaq gjykata e Strazburgut ka nisur shqyrtimin e 2 çështjeve të para të 21 Janarit./albeu.com/

Shtuar më 21/01/2017, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori