Xhaxhai denoncon nipin se i vodhi shtëpinë
Një 15 vjeçar është vënë në pranga dje nga uniformat blu të Tiranës, pasi ka vjedhur banesën e xhaxhait të tij. Ka qënë ky i fundit i cili ka bërë kallëzimin në polici lidhur me këtë grabitje dhe policia ka marrë masat e menjëhershme.

I riu akuzohet për kryerjen e veprës penale të "vjedhjes". 15 vjeçari, rreth orës 08:30, dyshohet se ka hyrë në banesën e xhaxhait të tij në Kamëz. Xhaxhai i T.M., ka bërë kallëzimin penal në polici për këtë ngjarje dhe rreth orës 23:00 të ditës së djeshme, i riu është arrestuar në flagrancë. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2015, ora 13:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori