Xhandarmeria serbe operacion në selinë e OVL-së së UÇPMB-së në
Albeu.com
Pjestarë të xhandarmerisë serbe dje kanë ndërhyrë në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Preshevë duke bastisur dhe konfiskuar materiale të kësaj shoqate.Lajmi është konfirmuar nga dëshmitarë okularë në këtë komunë shqiptare të Luginës së Preshevës, të cilët informojnë se operacioni ka filluar rreth orës të para të paradites.
Gjithashtu siç bëhet e ditur është bastisur edhe shtëpia e Nazmi Hajredinit, ish-kryetarit të kësaj shoqate. Ndërkohë, lajmet nga ky rajon bëjnë të ditur edhe për arrestimin e kryetarit aktual të OVL-së të UÇPMB-së, Lulzim Ibishi dhe bastisjen e shtëpisë së tij.
“Prej orës 16.00 e deri në orën 21.00 është bastisur shtëpia e Nazmi Hajredinit. Ndërsa po vazhdon bastisja e selisë së OVL-së të UÇPMB-së dhe vërehen forca të mëdha të policisë së posaçme xhandarmerisë serbe”, deklaroi një zyrtar lokal në Preshevë.
Deri tani asnjë nga përfaqësuesit lokal nuk kanë dhënë spjegime dhe detaje lidhur me këtë operacion të xhandarmerisë serbe në zyrat e shoqatës së veteranëve të UÇPMB-së dhe disa drejtuesve të saj.
Deri tani edhe organet zyrtare serbe nuk kanë dhënë spjegime lidhurme këtë operacion ndaj ish-veteranëve të luftës në Luginën e Preshevës.
Shtuar më 24/05/2008, ora 16:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori