Xhamia e re, fiton studio BIG nga Danimarka
Në konkursin për ndërtimin e xhamisë së re dhe muzeut të bashkëjetesës fetare për kryeqytetin, ka fituar studioja projektuese BIG nga Danimarka. Kreu i bashkisë së Tiranës Edi Rama theksoi se shpallja e studios fituese ishte një punë e vështirë pasi propozimet ishin njëra më interesante se tjera.
“Ky projekt është shumë abicioz dhe është një sfidë më vetë për Tiranën dhe sigurisht kërkon punë. Në këtë aspekt bashkia e Tiranës ka gjithë hapësin e nevojshme dhe ekspetizën e nevojshme tekniko-ligjore për të zgjidhur të gjithë problematikën” theksoi Rama.


Më tej Rma theksoi se projekti është një pikë referimi për të gjithë qytetin.
Sipërfaqja për xhaminë është 2.500 m2, ndërsa sipërfaqja për muzeun është 1650 m2.

Në garë për ndërtimin e xhamisë së re dhe muzeut të bashkëjetesës fetare për kryeqytetin ishin 5 studio të njohura ndërkombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2011, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori