Xhamia e Namazgjasë, pronarët: Pakti me KMSH do të prishet
Pëlqej
Vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) për anulimin e një pjese të lejes së xhamisë, për pronarët e tokës do të thotë prishje e marrëveshjes që ata kanë me Komunitetin Mysliman dhe automatikisht bllokimin e projektit të Xhamisë së Madhe.


Alban Bala, nip i familjes Kruja, e cila zotëron mbi 3 mijë metra katrorë truall në Sheshin e Namazgjasë, ku në një pjesë të tokës së tyre do ndërtohet Xhamia e Madhe e Tiranës, ka thënë se me vendimin e marrë nga KKT-ja bie poshtë dhe ndërtimi i xhamisë, pasi u prish marrëveshja që ata kishin me Komunitetin Mysliman.


Në një interviste për Gazetën Shqiptare, Bala ka sqaruar detajet e kontratës noteriale që ata kanë pasur dhe pasojat që vijnë nga vendimi i KKT-së.


"Ishte një vendim i befasishëm. Ne nuk jemi vënë në dijeni për këtë çështje. Por ajo që dua të theksoj është se nuk mund të merret vendim i pjesshëm vetëm për objektin tonë, në një kohë që ka një marrëveshje me KMSH. Dhe veç asaj, lejet janë dhënë bashkërisht. Pasi i njëjti institucion që tani e anulon, pra Këshilli i Rregullimit të Territorit, e ka miratuar lejen e Xhamisë së Namazgjasë dhe të objektit polifunksional, duke pasur parasysh marrëveshjen që është lidhur mes palëve. Ky vendim i KKT-së sjell prishjen e marrëveshjes që është mes pronarëve dhe Komunitetit Mysliman dhe automatikisht sjell edhe bllokimin e ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë" është shprehur Bala. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori