Zbardhen detaje nga thyrja e xhamit në një “Fast Food” në
Elbasan.
Mesohet se
xhamat i ka thyer vete policia, kjo pasi një person është hedhur nga kati i shtatë i pallatit ngjitur.
Duke qene se
biznesi është ngjitur me pallatin ka qenë e pamundur hyrja e policisë në ambjentet e pasme të biznesit ndaj ka detyruar policinë në gjendje emergjente te thyejë
xhamat e biznesit për të hyrë.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personit dhe arsyet që e kanë çuar drejt aktit ekstrem.
Xhamat e këtij
biznesi “Fast Food” në qytetin e Elbasanit, i cili ndodhet vetëm disa metër larg komisariatit të Policisë, janë thyer gjatë natës. Mësohet se
biznesi është në pronësi të shtetasit Ilir Zekthi, dhe një nga më të suksesshmit e sektorit të ushqimit në
Elbasan.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 08:36