Xhaferri: Kanë qenë të admirueshme kompromiset e palës kosovare
Albeu.com
Arbër Xhaferi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, deklaroi sot në një intervistë për radion Europa e Lirë se reagimi i Rusisë per Kosoven nuk ka të bëjë me 'precedentin kosovar'.“Precedent ishte shthurja e ish-Jugosllavisë, precedent është reagimi i të tjerëve kundër pavarësimit të Kosovës, nderkohe qe reagime të ngjashme nuk kishte kur u vendos të pavarësohen Kroacia, Sllovenia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, e kështu me radhë", tha Xhaferi.

Kreu I partise demokratike shqiptare te Maqedonise shtoi se zvarritjet per percaktimin e statusin bëhen janë në funksion të blerjes së kohës, mirëpo kjo taktikë nuk çon askund- tha ai- pasi nuk mund të ndryshohet vendimi që duhet ta afirmojë të drejtën e qytetarëve të Kosovës që të vendosin vetë për fatin e saj". Me tutje Arber Xhaferri vuri në dukje se negociuesit kosovarë kanë bërë "kompromise të mëdha" për të arritur një marrëveshje, jo vetëm me serbët, por edhe me faktorin ndërkombëtar. "Në këtë fazë të procesit historik, shqiptarët kanë treguar një tolerancë të admirueshme në bisedimet e Vjenës", tha Xhaferi.
Shtuar më 09/04/2007, ora 11:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori