Xhaferi thekson mbështetjen e tij për një Kosovë të pavarur
Pëlqej
Albeu.com
Kryeministri i Kosovës Agim Çeku tha sot se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje për demarkacionin e kufirit Kosovë Maqedoni, nëse ajo nuk është bërë me pëlqimin e të dyjave vendeve.Pas takimit me kryetarin e PDSH-s Arbër Xhaferin, kryeministri Çeku tha se çështja e përcaktimit të vijës kufitare me Maqedoninë do të hapet pas zgjidhjes së statusit të Kosovës. Ai mohoi që kjo çështje mund ta destabilizojë rajonin. Ndërkohe kryetari PDSH-S, Arbër Xhaferi ka theksuar mbështetjen e tij për një Kosovë të pavarur me sovranitet të plotë.
Xhaferi sot është takuar edhe me kryetarin Fatmir Sejdiu dhe me kryeparlamenatrin Kolë Berisha. rtk
Shtuar më 24/04/2006, ora 13:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori