Xhaferi: Gruevski sikur Millosheviq
Albeu.com
Kryetari i Kuvendit të PDSH-së, Arbër Xhaferi ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Nikolla Gruevski, duke krahasuar ate me ish-kriminelin dhe diktatorin serb Sllobodan Millosheviq.
Ish-lideri i PDSH-së, Arbër Xhaferi në intervistën për agjencinë bullgare të lajmeve “Focus” ka theksuar se në kontestin e emrit me Greqinë, kryeministri Nikolla Gruevski po tenton që të fusë krizën e brendshme në çështjet gjeostrategjike.

“Me këto sjellje apo po më rikujton Sllobodan Millosheviqin. Mendoj se politika e tij është ajo se ai po tenton të luajë në një kartë gjoestrategjike të paramenduar dhe joreale”, ka theksuar Xhaferi.

Sipas tij, kjo lojë dhe këto provokime me interesat globale dhe gjeostrategjike është më e rrezikshme se paralajmërimet e shqiptarëve. “Gruevski dëshiron të luaj lojëra të mëdha, por nuk ka ekip për këtë, por edhe pjekuri politike, por as që din t`i kontrollojë ato gjëra”, ka theksuar Xhaferi. (ina)
Shtuar më 01/10/2009, ora 17:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori