Zelensky lë të kuptohet se ai mund të pranojë kërkesën e Putin-it për mos anëtarësim në NATO

Disa komente interesante nga Volodomyr Zelenskyy po shfaqen, rreth Ukrainës dhe anëtarësimit të saj të mundshëm në NATO.

Pasi tha përpara pushtimit të Rusisë se ai donte që vendi i tij të bëhej pjesë e aleancës, ai u citua javën e kaluar të thoshte se ishte “ftohur” me këtë ide.

Ndërsa perspektivat e anëtarësimit të Ukrainës në NATO janë dukur gjithmonë të largëta, një nga kërkesat kryesore të Vladimir Putin përpara pushtimit ishte ndalimi që kjo të ndodhte ndonjëherë.

Dhe në një ndryshim të mëtejshëm, Zelenskyy ka thënë këtë pasdite se vendi i tij duhet të pranojë se “nuk ka një derë të hapur” për anëtarësimin në NATO.

Presidenti vazhdoi duke thënë se “Ukraina e kupton se nuk është në NATO”, ndërsa propozoi një mënyrë që kombi të mbrojë qiejt e tij në mënyrë të pavarur.

Kjo vjen pas komenteve gjatë natës në të cilat ai tha se negociatorët e tij kishin thënë se zhvillimet aktuale në bisedimet e paqes ishin “shumë të mira”.

“Por le të shohim”, shtoi ai.