Xhaferaj sulmon Dakon dhe zbulon mekanizmin e blerjes së votës në Durrës
Një ditë pasi Rama dha shenja se mund të konfirmonte Vangjush Dakon si kandidat për Durrësin, ka reaguar PD e këtij qyteti.

I sapo emëruar në krye të demokratëve durrsakë, Ferdinand Xhaferaj theksoi se Lulzim Basha duhej të zgjidhte problemin e blerjes së votës në rang lokal dhe kombëtar duke i dhënë mundësi PD-së që të luftojë në kushte të barabarta në zgjedhje.

Ndryshe sipas Xhaferajt, opozita mund të zgjedhë të dalë fare nga sistemi.

"Dako paraqitet opsioni më i lehtë për ne, për një arsye të thjeshtë sepse kemi një evidencë të dokumentuar për rritjen e votave. Ne do të mbajmë zgjedhje lokale vetëm nëse do të garantojmë barazi politike të partive politike me votuesit, barazi në zgjedhje, ndryshe nuk është çudi që opozita të dalë nga sistemi", tha Xhaferaj.

"Në politikë kam fituar katër herë e kam humbur një herë. Nga 2007 deri në 2011">2011 Dako i ka rritur votat me 67%. Çfarë ndryshimesh bëri që të rriste votat tre herë më shumë, ndërsa Edi Rama i rriti me 25%?", vijoi ai.

Ferdiand Xhaferaj ka fituar katër herë mandatin e deputetit në siglën e PD në Durrës por në zgjedhjet lokale të 2011">2011 ndërpreu mandatin e deputetit e të ministrit të Kulturës në qeverinë “Berisha 2” me kërkesë të kryeministrit, e kandidoi përballë kreut aktual të bashkisë Vangjush Dako.

Shtuar më 02/05/2018, ora 15:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori