Xhaferaj: CEZ-i po mbulon skandalin Tahiri, opozita të mos ndjekë axhendën e qeverisë
Skandali i CEZ-it ka përfshirë të gjithë sferën publike të vendit duke nxitur edhe një shqetësim të qarqe të caktuara politike por edhe kuriozitet në opinionin publik për zhvillimet e mëpasshme. Një ndër aktorët e këtyre zhvillimeve është opozita, e cila duket tepër aktive në drejtim të rreshtimit të akuzave ndaj kryeparlamentarit Meta si edhe maxhorancës në qeveri.
Në kulmin e diskutimeve dhe opinioneve mbi çështjen në fjalë, ish-ministri i Kulturës në qeverisjen e djathtë, Ferdinand Xhaferaj hedh një hije dyshimi mbi periudhën e shpërthimit të këtij skandali si edhe qasjen që duhet të ketë opozita mbi çështjen në fjalë.

Në një analizë për Gazeta Shqiptare, Xhaferaj thekson se me angazhimin në skandalin e CEZ-it, në fakt, opozita është duke bërë lojën që dëshiron Rama pasi është vetë ajo (opozita) që ka thënë publikisht që kjo çështje iu servir medias nga zyrat e kryeministrisë.

Në këtë kuadër, Xhefaraj gjithashtu thekson faktin se duke u fokusua tek skandali i CEZ-it, opozita po anashkalon skandalin e ministrit Saimir Tahiri, i cili u akuzua publikisht për lidhje me elementë kriminalë, fakt që përbën një kauzë të mirë për opozitën.

“Çështja e CEZ-it e nxjerr në plan të dytë kryeçështjen e influencave kriminale në qeverisje, për të cilat duhet të shpjegohet vetëm qeveria. Për më keq, opozita ka pranuër dhe deklaruar se skandalin e CEZ-it e ka sjellë në vëmendje të medias Kryeministria. Pra, opozita po kthen në problem madhor të agjendës së saj një çështje që ka qenë e interesuar ta trajtojë qeveria. Ndoshta opozita, pa e kuptuar, po derdh shi me rrebesh mbi aferën e CEZ që duket se është prodhuar nga retë e Ramës për të mundësuar jo vetëm çadër për Tahirin, por edhe për të lagur masivisht aleatin e tij problematik”, - shkruan Xhaferaj.

Më tej, ai ka një këshillë për opozitën duke i thënë që të mos vazhdojë ndjekjen e problematikave të brendshme Rama-Meta, por t’i dalë në krah qytetarëve.

“Në kushtet ku ndodhet vendi, është kthyer në emergjente për opozitën që të dalë nga spiralja e problemeve që kanë Rama dhe Meta dhe t’i bëhet krah qytetarit që përballet përdite me papërgjegjshmërinë e qeverisë. Themi këhstu sepse Rama me aksionin e informalitetit nuk po lufton informalitetin por po institucionalizon selektivitetin”. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2015, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori