Xhafaj: Shpresoj që gjyqtarët të tregojnë përgjegjshmëri për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj si ish-kryetar i Komisionit që hartoi Reformën në Drejtësi, ka thënë se përzgjedhja e anëtarëve të KLP tregoi ndryshimin rrënjësor që po pëson kjo strukturë.

Në mesazhin e tij në Twitter, Fatmir Xhafaj kërkon që edhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit të tregojë të njëjtën përgjegjshmëri.

“Përzgjedhja e anëtarëve të KLP dje, nga mbledhja e gjithë prokurorëve, shenjë e qartë e fillimit të ndryshimit rrënjësor në strukturën e Prokurorisë.

Cilësia e procesit të përzgjedhjes konfirmim i zgjidhjeve të duhura kushtetuese dhe ligjore për krijimin e “Qeverisë” së sistemit të drejtësisë sipas standardeve më të mira euroatlantike

Një përzgjedhje shumë e respektuar. 6 prokurorë me integritet të lartë, me vlera profesionale të spikatura dhe me kontribute të njohura në drejtësinë penale.

6 prokurorë që japin shpresë e garanci, që të kemi një qeverisje të përgjegjshme të sistemit të Prokurorisë

Një garanci e fortë për zbatimin e reformës në drejtësinë penale, për një fytyrë të re të Prokurorisë në zbatimin e ligjit, në shërbimin ndaj qytetarëve.

Le të shpresojmë se të njëjtën përgjegjshmëri dhe qytetari do të tregojnë sot edhe gjyqtarët për zgjedhjen e anëtarëve të KLGj”, reagon Xhafaj.
Shtuar më 12/12/2018, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori