Parashikimi i motit 16 qershor 2022

Ditën e enjte do të vijojë ndikimi i vlerave të larta të presionit atmosferik.

Këto do të krijojnë kushtet për mot të kthjellët me vranësira kalimtare.

Në orët e nxehta të ditës vranësirat do të marrin zhvillim në zonat malore e kryesisht në juglindje. Në këto zona gjatë mesditës parashikohen reshje shiu afatshkurtra.

Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 13 deri 27°C
në zona e ulëta 16 deri 33°C
në zona bregdetare 17 deri 31°C
Ju urojmë një ditë të mbarë!


Shtuar 15.06.2022 23:37