Xhafaj njofton "furtunë" në policia pas kanabisit dhe daljes së krimit jashtë kontrollit
Ministri Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar shkarkime të reja në polici pasi shkriu komisariatin e Përmetit. Duke folur sot në takimin në Vlorë, Xhafaj tha se shkarkime pritet të ketë edhe në rangje të ulta të policisë.

"Mbetemi të shqetësuar se përtej kësaj pamjeje të përgjithshme pozitive që ka në qark dhe në mënyrë të veçantë këtu në qytetin e Vlorës dhe që janë hapa pozitiv, konstatojmë disa dukuri që kanë të bëjnë me mungesën e eficencës nga strukturat e policisë.

Është e papranueshme fakti që vetëm gjatë këtij viti janë 5-6 ngjarje të rënda, vrasje me viktima dhe jetë të pafajshme qytetarësh dhe zbulimi i autorëve lë shumë për të dëshiruar, për të mos thënë që për ne është jashtëzakonisht shqetësues, gjë që do na detyrojë të bëjmë një analizë më të thellë me forcat e policisë dhe duhet të jetë e nevojshme për të bërë edhe ndryshimet edhe përmirësimet e duhura, qoftë në përbërje të tyre qoftë në drejtimin e tyre, por është shumë e rëndësishme këtu për të theksuar edhe një komponent të ri. Një marrëdhënie të re që duhet ndërtuar ndërmjet organeve të qeverisjes vendore dhe strukturave të policisë. Policisë dhe komunitetit..." ., - tha ai.

Situata e krimit është rënduar në vend muajt e fundit duke rritur jo pak pasigurinë tek qytetarët. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2017, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori