1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Xhafaj: Drafti për drejtësinë është mbyllur dhe firmosur!
Kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj akuzoi Partinë Demokratike se është ajo e cila ka muaj të tërë që po e bojkoton reformën në drejtësi dhe po vijon ta bëjë.

Në një deklaratë për mediat, Xhafaj tha se komisioni do të mblidhej në rast se do të kishte një çështje për të diskutuar. Për Xhafajn, Partia Demokratike nuk është korrekte në qëndrimet e veta, ndërsa pranon se është miratuar një draft gjatë mbledhjes së djeshme të komisionit ku nuk ishin të pranishëm përfaqësues të opozitës. Xhafaj tha se mbledhja e nesërme e seancës mund të zhvillohet normalisht për shkak se drafti përfundimtar është firmosur prej tij.

“Teatri që është duke u zhvilluar sot nga PD është një gjë e turpshme. Ju më pyetët a ka mbledhje në komision. Nuk njoh një mbledhje komisioni që nuk e thërret kryetarin e komisionit. Po a mund ta thërrisja mbledhjen e komisionit? Po, kam që nga mëngjesi që unë pres të bëj një mbledhje komisioni. Për çfarë do ta bëj? Për të shqyrtuar një çështje të caktuar.

Së pari një herë Kuvendi mund të zhvillohet normalisht nesër. Ka një projekt kushtetues për të cilin është përgatitur procedura e nevojshme parlamentare. Kemi firmosur raportin që do të paraqitet nesër në seancën plenare.

Projekti është gati për t’u shqyrtuar nesër në seancën plenare. Jetësimi i propozimit të projektit hibrid, këtë propozim e kemi përshirë në draft. Opozita ka muaj të tërë që e bojkoton komisionin, mbas kaq muajsh shkoi në një mbledhje që s’ka mbledhje.

Ne i kemi miratuar dje të gjitha çështjet e tjera, përfshi propozimin e zonjës Nuland. E lamë të hapur sot për shkak të negocimit të një pike. Kishte një çështje, nuk ka partner evropian që nuk e di që ka një çështje vetëm një çështje, sa të zgjidhet, PD tha jemi gati ta votojmë.

Partitë politike u angazhuan dhe u desh ndërhyrja e komisionerit për të zgjidhur këtë ngërç. Por PD ka shumë çështje, kur e panë që çështja e parë u zgjidh, thanë të hapin çështje të tjera dhe probleme të tjera", u shpreh Xhafaj.
Shtuar më 21/07/2016, ora 00:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori