Xhafaj del kundër Lleshjat, a ka një përplasje të fshehtë?
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, që udhëhoqi miratimin e ligjit të Vettingut në Policinë e Shtetit ka kritikuar rishikimin e ligjit që pritet që të miratohet sot në Kuvend. Dy janë pikat kryesore që pritet që të ndryshohen, afati dhe komisionet që do të bëjnë vettingun.

Në projektligjin e ri që ka përgatitur ministri Lleshaj, parashikohet që vettingun në policinë e shtetit, në fazën e parë për drejtuesit ta bëjë një komision i jashtëm, ndërsa 13 mijë punonjësit e policisë ti kalojë në skaner më pas SHÇBA-ja.

Por, për Fatmir Xhafajn, ky institucion nuk mund të bëjë një filtër të tillë, pasi e para është në varësi të ministrit dhe mund të cënohet pavarësia e procesit dhe e dyta sepse SHÇBA-ja nuk ka kapacitetet e nevojshme.

"Kemi të bëjmë me skanim të vecantë, dhe nuk mund të bëhet nga SHCBA, në varësi të ministrit. Një nga sukseset e vettingut në drejtësi është se është i besueshëm nga të gjithë. Së dyti cënohet cilësia dhe shpejtësia e procesit. SHCBA-ja nuk ka kapacitetet për ta kryer këtë proces. Ti besojmë vettingun 13 mijë punonjësve një institucioni që ka 100 punonjës vlerësoj se do ta ngadalësojë procesin." tha ai.
Shtuar më 28/03/2019, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori