Xhafa thumbon opozitën: Kanë dalë në shesh për t’iu lutur Metës të bashkohet me ta
Deputeti i PS-së dhe njëheresh, kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa i ftuar këtë mbrëmje në “Top Story” ka folur edhe për protestën e PD-së.

Sipas tij, PD-ja nuk ka besim te rezultati i saj në zgjedhjet parlamentare dhe ka dalë në shesh jo kundër qeverisë, por për t’iu lutur Metës që të afrohet me ta.

“Kjo e cenon shumë kredibilitetin e protestës. Ata kanë dalë në shesh për t’iu lutur Ilir Metës të bashkohet me ta. S’kanë besim te rezultati i tyre në zgjedhje”, tha ndër të tjera Xhafa. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2017, ora 21:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori