Xhaçka takohet me homologun e Kosovës: Mbështetje për rrugën drejt NATO-s
Pëlqej
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rustem Berisha ishte homologu i parë që ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka priti në zyrën e saj këtë të martë.

Ministrja Xhaçka gjatë deklaratës pas takimit u shpreh se aleanca e NATO-s në zbatim të politikës së saj të dyerve të hapura do ta ndihmojë Kosovën që Forcën e Sigurisë ta shndërrojë në Forcë të Armatosur.

“Një Ballkan i integruar në aleancën e NATO-s, nuk do të thotë vetëm një rajon më i sigurtë, por më shumë siguri edhe për vetë aleancën.

Prandaj jam e bindur që edhe me ndihmën e vendeve anëtare dhe konform kornizave ligjore forca e sigurisë do të shndërrohet në një forcë të armatosur”, tha Xhaçka.

Edhe ministri kosovar u shpreh se kalimi nga forcë e sigurisë në forcë të armatosur do ta ndihmojë Kosovën që të mos jetë barrë e askujt për sigurinë e saj, por edhe të kontribuojë në rajon e me gjerë.

“Synimi i qeverisë tonë është ta shndërrojmë FSK në forcë të armatosur, pasi dëshirojmë që të mos jemi vetëm barrë e të tjerëve për sigurinë, por edhe të kontribuojmë si të barabartë dhe besimplotë në rajon dhe më gjerë për sigurinë”, deklaroi ministri i Forcës së Sigurisë në Kosovë, Rustem Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2017, ora 17:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori