Avioni bie dhe shpërthen në flakë mes lagjes së banuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Diego të Kalifornisë, pasi një avion është rrëzuar dhe ka shpërthyer në flakë në një lagje banimi.

Përplasja mendohet të ketë ndodhur kur avioni, një Learjet 35, goditi një linjë elektrike dhe u përplas në rrugë.

Imazhet në rrjetet sociale duket se tregojnë dritat e avionit në qiellin e natës teksa ai bie në tokë dhe shpërthen dhunshëm.

Pamjet e tjera tregojnë një top të madh flake në tokë ndërsa ekipet e zjarrfikësve e luftonin atë.

Përplasja u raportua rreth orës 19:15 me orën lokale (03:15 GMT) në Pepper Drive dhe Second Street në El Cajon.

Deri më tani nuk ka asnjë lajm zyrtar për të lënduar dhe sa persona ndosadheshin në bordin e avionit./albeu.com/


Shtuar 28.12.2021 08:32