Xhaçka: Më 28 janar homazh për tre të vrarët
Olta Xhaçka
Deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhaçka në një konferencë shtypi përsëriti sot thirrjen drejtuar qytetarëve për pjesëmarrje në demonstratën homazh të së premtes. Xhaçka tha se demonstrata e 28 janarit do të jetë paqësore, pasi zhvillohet në nderim dhe në kujtim të tre personave që humbën jetën gjatë ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit.

“Të premten më 28 janar do të mbahet demonstrata-homazh në nder dhe në kujtim të tre dëshmorëve”, tha Xhaçka. Ajo nënvizoi se aktiviteti do të jetë paqësor i konceptuar si një homazh për tre të vdekurit.

“Në këtë protestë ne do të ngremë zërin kundër një rregjimi kusarësh”, shtoi më tej deputetja e PS, Xhaçka.
Shtuar më 25/01/2011, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori