Xhaçka: Lutemi, për sa më pak viktima nga tërmeti në Turqi
Pas tërmetit me magnitudë 6.8 në Turqi, ka reaguar edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Në solidaritet me popullin turk që po përjeton momente të vështira për shkak të tërmetit shkatërrues, përmes një postimi në “Facebook”, Xhaçka u lut që numri i viktimave të jetë sa më i pakët. Zyrtarisht deri tani raportohet për 14 viktima.

“Me mendje e me zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie. Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk na dha në të njëjtën situatë tragjedie”.

“Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme”, ka qenë mesazhi i ministes Xhaçka.

Më herët reagoi edhe ministri në detyrë, Gent Cakaj.

Shqipëria u shpreh e gatshme t’i rikthejë reston Turqisë, pas gadishmërisë dhe ndihmës që ajo dha pak muaj më parë pas pasojave që la tërmeti me madhësi 6.4 në disa zonë të vendit tonë
Shtuar më 24/01/2020, ora 23:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori