Skandali me të dhënat e shqiptarëve, a do të thirret Edi Rama në Prokurori?

Ditën e sotme, Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka dalë në një konferencë për shtyp së bashku me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, së bashku, për operacionin policor të koduar “Komunikimi”.

Në fund të deklaratës së tyre ku u bënë të dituara të gjitha detajet e operacionit, gazetarët pyetën Imerajn dhe Vocin për skandalin me të dhënat e qytetarëve. Duke qenë se Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këto të dhëna mund të kenë dalë për destabilizimin e vendit, Elisabeta Imeraj u pyet a do të thirret kryeministri për të dhënë dëshminë e tij për këtë rast të rëndë.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Nga kanë dalë këto të dhëna personale? Kryeministri Rama tha se ka dyshime që këto të dhëna kanë dalë për të krijuar destabilitet? A do e thërrisni kryeministrin që të japë dëshminë e tij dhe t’iu ndihmojë në këto hetime?

Elisabeta Imeraj: Ne jemi këtu sot për të dhënë të dhënat hetimore për një hetim prej disa muajsh. Për çështjen në fjalë do flas shkurt. Prokuroria Tiranë po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të duhur hetimor brenda kuadratit të lejuar nga ligji. Deri në fund të hetimit veprimet do të jenë intensive dhe do konkludohet me vendimmarrje konkrete. Normalisht që do kemi autorë.

Pyetje: Janë publikuar një sërë të dhënash sensitive, a keni indicie që mund të publikohen të dhëna sensitive sa i përket sekreteve hetimore dhe burimeve te informacionit te policise?

Drejtori Policisë Kriminale: Lidhur me kete çështje foli prokuroja. Ne jemi përfshirë me grupin hetimor bashkë me Prokurorinë Tiranë dhe jemi duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme. Më shumë detaje nuk mund të japim sepse është grupi që po merret me këtë çështje.

 


Shtuar 24.12.2021 15:57