Shiu “mbërthen” Librazhdin, dëme në bujqësi (VIDEO)

Reshjet e shiut janë rikthyer në vend këtë fundjavë, pas vapës përvëluese.

Në disa qytete reshjet kanë shkaktuar dëme, teksa në të tjera thjesht kanë “freskuar”pak situatën.

Ndërkohë, reshje të dendura kanë filluar këtë pasdite në Librazhd.

Burime për AlbEU.com bëjnë me dije se dëme janë shkaktuar në bujqësi, ndërkohë që reshjet vazhdojnë.


Shtuar 25.06.2023 19:50